Arsyeja e çuditshme se Icardi nuk u ftua nga Argjentina
Mauro Icardi ka një arsye të çuditshme pse nuk u ftua nga Kombëtarja e Argjentinës.
Sport
Selektori i Kilit, Jorge Sampaoli ka bërë të ditur arsyen pse nuk e ftoi Mauro Icardin në dy ndeshjet e ardhshme miqësore.
Ai ka thënë se kapiteni i Interit nuk ka raport të mirë me anëtarët e tjerë të skuadrës.
“Mauro ishte një futbollist që e kishim zgjedhur por diçka nuk ka funksionuar në raportin e tij me bashkëlojtarët e Kombëtares”, deklaroi Sampaoli, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk e përjashtoj, por duhet ta forcojmë raporti me futbollistët më të mirë të Kombëtares. Ne nuk guxojmë të presim, duhet t’i kemi pak sa gjërat e caktuara”, u shpreh ai. /Lajmi.net/