“Napoli mund ta fitojë titullin”
Marek Hamsik beson se Napoli mund të fitojë titullin e Serie A.
Sport
Napoli me humbjen ndaj Romës dhe barazimin ndaj Interit, ka humbur pozitën e parë në Serie A, duke u renditur në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventus.
Por, mesfushori sllovak, thotë se ende ka shumë pikë deri në fund të sezonit.
“Ne ramë në vendin e dytë, por ka ende 10 ndeshje deri në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Hamsik në faqen e tij të internetit.
“Ka 30 pikë për të ‘grabitur’ dhe çdo gjë është e mundur”./Lajmi.net/