Momentet dramatike kur qeni shpëtohet nga anakonda gjigande
Ndoshta nuk thonë kot që qeni është miku më i mirë i njeriut.
Fun
Videoja që tregon një episod nga xhungla e Brazilit tregon edhe njëherë se sa njeriu e vlerëson këtë kafshë besnike.
Disa persona nga një fshat brazilian, kanë rrezikur shumë duke shpëtuar një qen nga anakonda me përmasa të frikshme e cila ishte përdredhur rreth qenit.
Të gjithë momentet janë filmuar përmes një kamera amatore e cila po bën xhiron e botës.
Pas momenteve të ankthit, më në fund fshatarët arrijnë të lirojnë qenin shkruan noa.al. Sipas postuesit të videos, i identifikuar si Andrew Barao, qeni ishte larguar nga një fermë aty pranë./a.m./noa.al/