E turpshme: Shikoni përleshjen masive mes skuadrave në Kosovë
Dhuna vazhdon të jetë pjesë e sportit në Kosovë.
Sport
Momente aspak të hijshme vazhdojnë të vijnë nga sportet e Kosovës herë pas here.
Së fundi, në ndeshjen e hendbollit mes Dritës dhe Vushtrrisë e vlefshme për javën e 16-të të Supërligës, dy këto skuadra janë përleshur mes vete.
Në një xhirim amator të përhapur në media, shihet momenti i turpshëm nga përleshja e cila është shumë serioze pasi të përfshirë në përleshje janë pothuajse të gjithë, lojtarët e zyrtarët e klubeve.
Këtë video mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme.
Urojmë që pamje të tilla të mos shohim më./Lajmi.net/