Balli Kombëtar Demokrat kërkon nga deputetët të mos i copëtojnë trojet shqiptare
Balli Kombëtar Demokrat, ka kërkuar nga deputetët e pozitës dhe opozitës që të mos pranojnë copëtimin e tokave shqiptare.
Lajme
Përmes një komunikate kjo parti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të pozitës dhe opozitës që të mos bien pre e presioneve të burokratëve të Brukselit dhe të mos pranojnë copëtimin e trojeve shqiptare.
Kjo është komunikata e plotë:
Organizata Balli Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës lëshon këtë Komunikatë për media:
THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS:
Të nderuar deputet të Kuvendit të Kosovës; të pozitës dhe të opozitës sot ndodhemi para aktit final; të pranojmë ricoptimin e tokave shqiptare, përkatësisht, tokave të Kosovës, apo të orjentohemi kombëtarisht dhe të mbrojmë territorin e shtetit tonë – Kosovës, i cili sot është i kërcënuar nga ekspansionizmi sllav dhe nga qarqet tjera shoviniste anti-shqiptare të përkrahura edhe nga disa politikanë shqipfolës, të cilëve fare nuk po iu intereson territori i Kosovës, vetëm për t’i kënaqur apetitet e veta karrieriste dhe pushtetmbajtëse.
Kjo lodër tragjiko-komike me territoret tona nuk guxon të vazhdojë më tutje. Shqiptarët, sot duhet të kuptojnë së cilat janë interesat e tyre sublime; të falim tokë në emër të gjoja të një “liberalizimi” , apo të një lëvizjeje të lirë të , e që është vetëm një manipulim me popullin shqiptar; apo të mbrojmë territoret tona, edhe ashtu të pambrojtura.
Prandaj, Ju deputet të Kuvendit të Kosovës, si të pozitës, ashtu edhe Ju të opozitës, thirrni zërit të arsyes; thirrni zërit të Atdheut, thirrni zërit të Kombit dhe veproni sipas ndërgjegjes suaj të pastër. Mos bini prej e manipulimeve të dallkaukëve dhe të matrapazëve. Mos bini pre e presioneve të burokratëve të Brukselit.
Historia e juaj shkruhet sot; por ajo do lexohet nesër.
Mos u lëni pasardhësve tuaj njollën e tradhtisë.
IU THËRRET ZËRI I ARËSYES!