Futbolli dinë të jetë edhe i padrejtë, këtë e tregojnë statistikat e ndeshjes Wigan – City
Futbolli jo pak herë tregohet i padrejtë.
Sport
Një përjetim të tillë e pati sonte skuadra e Manchester Cityt në FA Cup, ku u eliminua nga skuadra e ligës së tretë, Wigan Athletic.
Skuadra e Pep Guardiolas e dominoi ndeshjen me posedim, me tentime në portë, me rivënie nga këndi e me pasime të kompletuara, por jo edhe me gola të shënuara.
Histori si zakonisht kujton vetëm fituesit, e me shumë fat historinë ka bërë Wigan Athletic, duke e mposhtur 1:0 Manchester Cityn.
Autor i golit të vetëm të kësaj sfide shumë interesante ishte Will Grigg, që shënoi në minutën e 79’.
Kjo ishte vetëm humbja e tretë për Cityn këtë sezon në të gjitha garat, pas asaj në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar dhe në Premierligë nga Liverpool.
Statistikat e ndeshjes Wigan 1:0 Manchester City mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/