Jeddah Tower: Kështu duket tani qiellgërvishtësja më gjigante në botë! (Foto, Video)
Ajo që do të jetë kulla më e lartë e botës, “Jeddah” në Arabinë Saudite, po i afrohet fundit.

Fun
Nëse deri më tani, qiellgërvishtësja më e madhe në botë konsiderohet ikonikja “Burj Khalifa” në Dubai, në 2020- n do të duhet t’ia lërë fronin e lavdishëm kullës Jeddah.
Për vetëm 72 metra më shumë, “Jeddah Tower” 1000 metërshe do të konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë, e gjendur mbi shkretëtirë.
Kulla do të jetë xhevahiri i kurorës së qytetit ekonomik Jeddah, një projekt tregtar dhe rezidencial mbi një sipërfaqe gjigante toke, që përfshin shtëpi, hotele e zyra, si dhe atraksione të shumta turistike.