Atletico befason Realin me vendimin e fundit
"Los Colchoneros" kanë vendosur t'i bëjnë konkurrencë Real Madridit për Timo Werner.
Sport
Atletico Madrid po punon qysh tani për afatin kalimtar të verës.
“Los Colchoneros” kanë vendosur t’i bëjnë konkurrencë Real Madridit për Timo Werner, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas “Bild”, Atletico është futur fuqishëm në garë.
Ai shihet si zëvendësues i Antoine Griezmann, i cili është pranë largimit. /Lajmi.net/