Kandili i detit i cili duket si një fishekzjarr nënujor në një video të rrallë

Një kandil deti i ndriçuar që i ngjan një fishekzjarri shpërthyes dhe i cili haset rrallë nga njerëzit, është filmuar në thellësitë e Oqeanit Paqësor lindor.

Fun

30/01/2018 11:38

 

Kandili i detit “Halitrephes Massi” u zbulua papritur nga një ekip kërkimor në një anije eksplorimi “Nautilus” (E/V) gjatë një prej operacioneve të tyre të marrjes së mostrave rreth 4000 metra nën ujë jashtë Baja California, Meksikë.

Ekipi po përdorte aparaturën e cila mundëson zhytjet në thellësira të oqeaneve (ROV) të tipit ‘Hercules’ pranë Archipelago Revillagigedo në kërkim të gaforreve, kur ata ndeshën një kandil deti me ekranin e saj të shkëlqyer. “Kur diçka e jashtëzakonshme filloi të lundrojë”, thanë hulumtuesit për takimin ujor”, ekipi ynë reagoi shpejt për të dokumentuar pamjen”.

Kandili i detit, është regjistruar për herë të parë në vitin 1909 sipas National Geographic, u ndriçua nga dritat e ROV, por kaloi pa u vënë re dhe në mënyrë të padukshme në errësirë. /Lajmi.net/