Federata e Peshëngritjes shpërblen laureatët e vitit 2017
Federata e Peshëngritjes së Kosovës ka shpërblyer më të mirët e vitit 2017.
Sport
Në një ceremoni speciale, sot Federata e Peshëngritjes së Kosovës, ka shpërblyer ‘Laureatët 2017’.
Sportistët që gjatë vitit 2017 u treguan të suksesshëm në këtë sport, sot u janë ndarë mirënjohje për të arriturat e tyre.
‘Klubi i Vitit’ u shpall Prishtina, për të vazhduar me ‘Gjyqtarin e Vitit’, çmim që i takoi Hamit Beqirit.
Useir Haji është zgjedhur ‘Trajneri i Vitit’, ndërsa ‘Doktori i Vitit u zgjedh Nita Gjikolli.
Të tjerët që u shpërblyen gjatë kësaj ceremonie:
Peshëngritësi U15: Mihnet Veliji
Peshëngritësi U17: Bleron Fetahu
Peshëngritësi Junior: Drin Cakaj
Peshëngritësi U23: Endrit Hoxha
Shpresa e Vitit: Muhamet Kalaja
Peshëngritësja e Vitit: Leonora Brajshori
Peshëngritësi i Vitit: Arbnor Krasniqi