Ofertë nga Kina për Nainggolan, vendos Roma
oma nuk dëshiron ta shesë Radja Nainggolanin, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport
Bejing ka paraqitur një ofertë të re për transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.
Mediat italiane raportojnë se klubi kinez është i gatshëm t’i ofrojë yllit belg pagë prej 13 milionë euro në vit.
Por, Roma nuk dëshiron ta shesë Nainggolanin, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.
Nainggolan pritet të mbetet te skuadra nga Stadio Olimpico, së paku deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/