Madonna poston foto nudo, “kryqëzohet” nga ndjekësit

E ashtuquajtura "Mbretëresha e muzikës pop", Madonna vazhdon ende të jetë aktive në muzikë.

ShowBiz

26/01/2018 21:50

Përkundër moshës, Madonna asnjëherë nuk është ndalur së provokuari me paraqitjet e saj në publik, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi nudo në Instagramin e saj, ku para gjoksit mbante një çantë të markës Louis Vuitton.

E për të mos dalur ashtu siç “e ka falur nëna”, këngëtajra e kishte mbuluar gjoksin me disa viza, ndërsa sipër fotografisë ka pranuar mijëra komente nga ndjekësit, pjesa më e madhe e të cilëve e kritikonin për paraqitjen.

Madonna është 59 vjeçare dhe për vitet që ka ajo është kujdesur vazhdimisht edhe për linjat trupore. /Lajmi.net/