Haradinaj nderon viktimat hebreje të Holokaustit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh te pllaka përkujtimore për viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore.

Lajme
Haradinja tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë familje shqiptare strehuan dhe mbrojtën hebrenj.
Ai madje tha se këto tragjedi janë mësim për njerizimin që mos të përsëriten më kurrë.
“Populli ynë ka kaluar nëpër tragjedi vet dhe është i ndjeshëm në këtë drejtim. Respekt për të gjithë ato jetë që janë marrë në tragjeditë e së kaluarës, të mos na përsëriten ato”.
Në Kosovë ka shoqata të cilat kanë si qëllim të kujtojnë dhe të mos i lënë në harresë veprat e humane të treguara nga shqiptarët gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa asnjë lloj kompensimi, raporton Ekonomia Online.
Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.
Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.
Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara.