Policia arreston një shtetas të Malit të Zi pasi u ofroi ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Malit të Zi, i cili u kishte ofruar ryshfet 10 euro, për mos ti shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Lajme

26/01/2018 10:20

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Pejës në mesditën e së enjtes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Malit të Zi, pasi që i njëjti u ka ofruar zyrtarëve policorë 10 euro, me qëllim që mos t’ia shqiptojnë gjobën për kundërvajtje në trafik. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/