Gjakovë, vret me armë zjarri qenin e fqinjit, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë një person ka raportuar në polici fqinjin e tij.

Lajme

26/01/2018 10:14

Arsye e këtij raportimi ishte se fqinji i tij, i dyshuari i gjinisë mashkullore i kishte vrarë qenin ankuesit, pas rastit i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma e gjuetisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/