Mungesa e ministrave në Kuvend tregon pafuqinë e kryeministrit Haradinaj
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar Qeverinë për mungesën e ministrave në seancën e sotme parlamentare.
Lajme
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministrit nuk po i shkon fjala pasi sipas tij, ky i fundit në fund të muajit të kaluar kishte qortuar ministrat e kabinetit të tij për mungesë në seanca.
“Në seancën e sotme asnjë ministër nuk është prezent. Kuvendi po bëhet kinse po mbikëqyrë Qeverinë, e kjo e fundit kinse po punon, për popull”, ka shkruar ai.