ZYRTARE: Prandelli turpërohet nga Al Nasr

Klubi nga Dubai ka zyrtarizuar shkarkimin e Cesare Prandellit nga posti i trajnerit.

Sport

19/01/2018 10:01

Cesare Prandelli nuk është më trajner i Al Nasr.

Klubi nga Dubai ka zyrtarizuar shkarkimin e tij nga posti i trajnerit.

Prandelli është liruar nga detyra pas eliminimit në çerekfinalen e Presidents Cup nga Dibba Al Fujairah, përcjell “lajmi.net”.

Ish selektori i Italisë nuk ka kaluar periudhë të mirë me ekipin as në Kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka regjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, derisa gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë më pak se lideri, Al-Ain. /Lajmi.net/