Kurti: Në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë, do të planifikohet ndërtimi i qendrave të vullnetarëve të Vetëvendosjes

Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti sot qëndroi në Lypjan, Ferizaj, Viti dhe Gjilan, ku para strukturave të këtyre Qendrave shpalosi platformën e tij për Lëvizjen Vetvendosje.

Lajme

18/01/2018 23:52

Ndër të tjera Kurti tha se Lëvizja është Lëvizje e rinisë, dhe se “ne duhet ta vëmë entuziazmin rinor në funksion të shoqërisë. Në një vend të varfër e me përplot probleme, si Kosova, nuk është e mundur që të mos ketë punë për vullnetarë, sidomos për vullnetarët e zellshëm e vetësakrifikues siç janë aktivistët e Lëvizjes Vetvendosje, potencoi Albin Kurti.

Sipas platformës së Albin Kurtit në qytetet më të mëdha, Prishtinë, Prizren e Mitrovicë, do të planifikohet ndërtimi i qendrave të vullnetarëve të Vetvendosjes, synimi i të cilave do të jetë organizimi i përditshëm i punës vulnetare, kryesisht të të rinjve, në ndihmë të individëve e komuniteteve në nevojë. “Fokusi i ndihmës do të jetë veçanërisht tek shtresat e varfra, të moshuarit që nuk kanë ndihmë, pakicat e shpërfillura, lagjet e pazhvilluara”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/