Trajneri i njohur e thotë haptas: Do të doja të punoja të PSG, ka lojtarë fantastik

Trajneri i skuadrës ruse, Zenit St Petersbourg, e ka pranuar haptas se do t’i pëlqente ideja që të marr drejtimin e skuadrës PSG.

Sport

18/01/2018 23:54

Sipas ish trajnerit të Interit, liderët e Ligue 1 kanë skuadrën me lojtarët më të mirë në botë.

Trajner aktual i PSG-së është Unay Emery, ish trajner i Sevillas.

“Po, unë do të doja të isha trajner i PSG-së. Pse jo, nëse kjo ishte e mundur?”, ka thënë fillimisht Mancini për gazetën L’Equipe.

“PSG ka një trajner të mirë në vend me lojtarë fantastikë. Të gjithë trajnerët do të donin të punojnë me një ekip të tillë, kjo është normale”./Lajmi.net/