Kurioziteti pothuajse e vrau kamermanin (Video)
A mund ta besoni dot se kjo ngjarje është e vërtetë?
Fun
Ky kamerman ka rrezikuar jetën e tij duke qëndruar pranë makinës, pranë së cilës u afrua një luan ndërsa tufa qëndronte pak më larg, shkruan lajmi.net
Kamermani e mbajti frymën dhe nuk lëvizi, duke e bërë luanin të mendojë se ishte pjesë e makinës, por në një moment luani kthehet tek ai, i afrohet tek këmbët dhe më pas kthehet tek tufa i hutuar.
Pasi njeriu e sheh se ata po largohen, lëshon frymëmarrjet tashmë të rënduara dhe fillon të qesh me atë që sapo ndodhi. /Lajmi.net/