Dua Lipa nominohet në pesë kategori në ‘Brit Award 2018’
Sukseset e saj nuk po kanë të ndalur.
ShowBiz
Këngëtarja Dua Lipa vitin 2018 e ka nisur me shumë arritje në karrierë. Ajo dje lansoi këngën e re ‘IDGAF’ e cila ende pa kaluar 24 orë që nga publikimi, ka kaluar shifrën e miliona klikimeve në Youtube, shkruan lajmi.net
E ndërsa tani, këngëtarja u nominua pesë herë në eventin e njohur ‘Brit Award 2018’.
‘Mastercard British Album of the Year’, ‘British Breakthroug Act’, ‘British Female’, ‘British Single’ dhe ‘British Video’ janë kategoritë ku ajo u nominua.
E padyshim që janë votat e publikut që do ta bëjnë Duan fituese në një nga kategoritë, edhe pse meriton që të fitojë në të gjitha./Lajmi.net/