Ngujimi i Assange, Ekuadori: Nuk Përballohet më
Ministria e jashtme e Ekuadorit bëri me dijë se qëndrimi prej 5 vjetësh e gjysmë i Julian Assange në ambasadën e këtij vendi në Londër është bërë i papërballueshëm dhe duhet të marrë fund përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar.
Bota
Sidoqoftë, frika më e madhe e Assange, diçka që ai e ka pranuar edhe vetë, është arrestimi dhe dërgimi në SHBA për dosjet sekrete të publikuara nga faqja e tij e internetit. Sidomos pasi kryeprokurori amerikan Jeff Sessions tha se arrestimi i Assange është prioritet. Por duket se Ekuadori s’mund të vazhdojë ta strehojë më gjatë dhe autoritetet në Kuito thanë se po kërkojnë një vend apo personalitet që të arrijë një marrëveshje me Mbretërinë e bashkuar.
Nëse Assange del nga ambasada, ai do të arrestohet nga autoritetet britanike dhe duket se po kërkohet garanci që kjo të mos ndodhë. Vetë Assange e ka cilësuar ngujimin e tij një padrejtësi, ndërsa avokati i tij tha se ka ardhur koha që Britania të tregojë se respekton të drejtat e njeriut dhe ti japë lirinë Julian Assange.