Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Gjakovë

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se dy persona kanë humbur jetënn në një aksident të rëndë në Skivjan të Gjakovës.

Lajme

24/12/2017 17:38

Aksidenti ka ndodhur kur njëri nga automjetet e ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në kahun tjetër të rrugës.

Lexoni komunikatën e plotë nga Policia:

Sot me datë 24. 12. 2017 rreth orës 15,05 minuta në rrugën Gjakovë – Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksidenti i rëndë i komunikacionit ku si pasojë kanë humbur jetën në vend të ngjarjes dy persona, kurse dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Deri tek aksidenti kishte ardhur deri sa dy automjete udhëtarësh ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta, kur kanë ardhur në fshatin Skivjan njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe në një moment e humb kontrollin dhe kalon në krahun e majtë ku ndeshet me automjetin tjetër i cili lëvizte nga krahu i tjetër e si pasojë në vend ngjarje humbin jetën:

H. N. lindur me 1975 mashkull shqiptar/ Kosovar – vozitësi i njërit automjet dhe nëna e tij

SH. N. e lindur me 1951 femër shqiptare/ Kosovare,

Lendime të renda kanë pësuar:

S. N. femër shqiptare/Kosovare e moshës 14 vjeçare dhe

GJ. P mashkull shqiptar/Kosovar lindur me 1963

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.