“Silver & Gold” kënga e radhës nga Arilena Ara

Për fansat e saj, Arilena Ara ka shfrytëzuar fundvitin për t'i befasuar me disa projekte muzikore radhazi.

ShowBiz

24/12/2017 09:04

Për dallim nga shumë artistë të cilët kanë publikuar vetëm nga një projekt, Arilena nuk po ngopet vetëm me një por ka publikuar shumë më shumë, shkruan lajmi.net.

Pas tri këngëve të publikuara, këngëtarja sjellë edhe një projekt të ri me titull “Silver & Gold”.

Si edhe dy këngët paraprake, ashtu edhe këtë projekt, Arilena e solli vetëm në versionin audio, ndërsa e sjell të kënduar me një vokal të fuqishëm në gjuhë angleze.

Kujtojmë që projekti “Nëntori” i ka sjellë këngëtares famë ndërkombëtare dhe vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer në shumë shtete, sidomos në Rumani. /Lajmi.net/

YouTube player