Thaçi: Kosova drejt krizës së thellë politike, rrezikon zgjedhje të treta radhazi
Emrush Thaçi ka komentuar zhvillimet rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një rast të paprecedentë në historinë e Kuvendi i Kosovës. Duke folur në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ai tha se edhe pse seanca është thirrur, mungesa e një marrëveshjeje paraprake për zgjedhjen e presidentit lë shumë…
Lajme
Emrush Thaçi ka komentuar zhvillimet rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një rast të paprecedentë në historinë e Kuvendi i Kosovës.
Duke folur në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ai tha se edhe pse seanca është thirrur, mungesa e një marrëveshjeje paraprake për zgjedhjen e presidentit lë shumë për të dëshiruar.
“Në qoftë se është data e fundit sot, konsideroj që vendi po shkon për herë të tretë në zgjedhje të parakohshme, kështu që Kosova përfundimisht po hyn në një krizë të thellë politike, saqë qytetari i Kosovës po e bartë të gjithë këtë proces, të cilin faktikisht dëmi gjithmonë shkon tek ai”, ka deklaruar Thaçi.
Ai u ndal edhe te përpjekjet për zgjidhjen e situatës, duke vlerësuar se ato kanë qenë të pamjaftueshme.
“Jo që nuk janë bërë përpjekjet, por nuk janë bërë fare përpjekjet për të cilat faktikisht mendoj që është dashur të bëhen deri më tani”, ka thënë ai.