I kërkon të dashurës të refuzojë ngritjen në detyrë, arsyeja është e çuditshme

Mes çifteve ka zënka dhe debate nga më të ndryshmet dhe arsyet janë nga më të çmendurat. Megjithatë, një debat i cili nuk përfundon mirë, është kur një person nuk pëlqen suksesin e personit tjetër në çift.

Fun

23/12/2017 23:17

Kjo është ajo që rrëfen së fundmi një grua e cila dëgjoi një debat mes një cifti në aeroport.

Gruaja nga Kalifornia dëgjoi një mashkull teksa i tregonte të dashurës së tij se ajo nuk duhet të pranonte ngritjen në detyrë, pasi do të ndihej i “poshtëruar” nëse ajo do të fitonte më shumë lekë se ai.

Gjithashtu burri në fjalë i kujtonte partneres së tij se i kishte thënë kur të kishin fëmijë ajo nuk kishte nevojë të punonte fare.

E dashura iu përgjigj duke ia “plasur” biletën e avionit në fytyrë dhe duke i thënë: “Kalofsh bukur në Kankun”.