“Dame tu amor” publikohet nga Robert Berisha dhe Mira
Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit artistët kanë paralajmëruar shumë projekte të reja.
ShowBiz
Shumë prej tyre tashmë janë publikuar, e një këngë të re e sollën edhe Robert Berisha dhe Mira Bytyqi, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin “Dame tu amor” dhe dyshja e sollën të vizualizuar me videoklip, e veçanta e saj është se e sjellin të kombinuar në dy gjuhë, shqipe dhe atë spanjolle.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Nurteel, ndërsa për videon është përkujdesur XL Films.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Roberti dhe Mira. /Lajmi.net/