Trump dhe May diskutojnë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May kanë biseduar rreth mënyrave manovruese drejt paqes në Lindjen e Mesme gjatë një telefonate të martën, tha Shtëpia e Bardhë.

Bota

19/12/2017 23:43

“Presidenti dhe Kryeministrja diskutuan hapat e ardhshëm për krijimin e paqes në Lindjen e Mesme”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër që nuk përmendi vendimin e Trumpin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton lajmi.net

“Të dy udhëheqësit gjithashtu theksuan urgjencën e trajtimit të krizës humanitare në Jemen”.

Trump gjithashtu ka përgëzuar kryeministren britanike mbi vendimin e liderëve të Bashkimit Evropian për të kaluar në fazën e dytë të negociatave për “Brexit”.

Kryeministrja e Britanisë së madhe ka kërkuar nga Trump që të sjellë propozime të reja për paqen në Lindjen e Mesme.

“Ata diskutuan qëndrimet e ndryshme prë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të izraelit dhe ranë dakord për rëndësinë e SHBA-ve që të sjellin propozime të reja për paqen dhe bashkësinë ndërkombëtare që mbështet këto përpjekje”, tha një zëdhënës i kryeministres britanike.

Përveç diskutimit për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, pas konkretizimit të “Brexit” të dy udhëheqësit ranë dakord për një marrëveshje të tregtisë së lirë ndërmjet vendeve./Lajmi.net/