“Për mua, Neymar nuk është edhe aq i mirë”

Nuk kanë mjaftuar 222 milionët e shpenzuara nga PSG për Neymarin, që ky i fundit të bind presidentin e Bayernit, Uli Hoeness.

Sport

18/12/2017 22:50

Hoeness që kohë më parë ka kritikuar PSG për shpenzimin e 222 milionë euro një futbollist, tani ka folur edhe për Neymarin, të cilin nuk e simpatizon aq.

Neymar verën që shkoi u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke u transferuar te PSG nga Barcelona për 222 milionë euro.

“Për mua, Neymar nuk është edhe aq i mirë”, ka deklaruar fillimisht Hoeness.

“Ne nuk mund të investojmë 222 milionë euro në Neymarin që nuk duket edhe aq i mirë, apo 180 milionë euro në Mbappen, edhe pse ky më pëlqen vërtetë shumë”./Lajmi.net/