Ja çka thotë ‘Sasa’ e ‘O sa mirë’ për ‘Rabën’ e ‘Çka ka shpija’

Të dyja aktrojnë në seriale të ndryshme.

ShowBiz

16/12/2017 20:46

Por, kësaj here, Adriana Matoshin e njohur për rolin e ‘Sasën’ në ‘O sa mirë’ dhe Gresa Pallaskën për rolin e ‘Rabës’ në ‘Çka ka shpija’ pos profesionit të njëjtë i ka bashkuar edhe diçka tjetër, shkruan lajmi.net

Të dyja janë prezantueset e emisionit festiv të përgatitur nga lajmi.net dhe Stupcat që do shfaqet në RTK1 me 31 dhjetor 2017 rreth orës 21:00.

E nga xhirimet, bukuroshet kanë bërë një fotografi të përbashkët të cilën më pas Adriana e ka publikuar në Instagram.

Kësaj fotoje, aktorja Matoshi ia ka lënë edhe një shkrim ku thotë se miqtë e bëjnë botën të bukur!/Lajmi.net/

rtert