Pas lajmeve për ndarjen nga The Weeknd, Selena Gomez thyen heshtjen

Javët e fundit ka bërë bujë në medie lajmi për ribashkimin e Justin Bieber me Selena Gomez.

ShowBiz

01/12/2017 16:36

 

Pas shumë takimesh, Selena dhe Justin u zbuluan nga paparacët se janë përsëri në lidhje, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Pas shumë diskutimesh për lidhjen e tyre, Selena Gomez ka thyer heshtjen duke thënë se ajo dhe The Weeknd janë miq të mirë.

25 vjeçarja është përfolur për lidhje të re me Bieber pas shumë takimesh, pas ndarjes së tyre në vitin 2014.

Selena ka folur për lidhjen që ka rinisur me Justin Bieber në një intervistë për revistën “Billboard”

Ylli i njohur tha: “Unë jam 25, nuk jam 18, 19 ose 20 vjeç. I çmoj njerëzit që kanë ndikuar me të vërtetë në jetën time.”

Selena gjithashtu pohoi se ajo ishte ndarë në kushte miqësore me ish të dashurin The Weeknd, pavarësisht këngëtarit që kohët e fundit fshiu të gjitha gjurmët e saj nga rrjetet sociale. /Lajmi.net/