Vlera e monedhës dixhitale Bitcoin tejkaloi 11 mijë dollarë

Gjatë 24 orëve të fundit vëllimi i tregtimit të Bitkoin-it tejkaloi 8.5 miliardë (rreth 7.18 miliardë euro), ndërsa kapitalizimi i tregut tani arrin 185 miliardë dollarë (rreth 156.29 miliardë euro)

Bota

29/11/2017 11:09

 Vlera e monedhës dixhitale Bitkoin të mërkurën ka kaluar pragun prej 11.000 dollarësh (9.293 euro), me çka është realizuar niveli i ri rekord i vlerës. Bitcoin në ora 15:00 sipas kohës së Evropës Qendrore arriti vlerën prej 11.117.70 dollarë (9.436 eura), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit vëllimi i tregtimit të Bitkoin-it tejkaloi 8.5 miliardë (rreth 7.18 miliardë euro), ndërsa kapitalizimi i tregut tani arrin 185 miliardë dollarë (rreth 156.29 miliardë euro).

Vlera e kriptovalutës më të popullarizuar në botë në vit rritet për 1.000 për qind.