Dy këmbësorë lëndohen në aksidente në Prizren

Ditën e djeshme, në Prizren kanë ndodhur dy aksidente, nga të cilat kanë mbetur të lënduar dy këmbësorë.

Lajme

29/11/2017 11:04

Në rrugën “Ahmet Prishtinë”, një veturë NN kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull K/Shqiptar. Vetura është larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkaq në rrugën “Tirana”, një veturë me targa lokale kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore e më pas i njëjti është liruar në shtëpi.