Bayerni fitoi mbrëmë, por tani e merr një lajm katastrofal

Testet më të hollësishme do të tregojnë saktësisht periudhën e mungesës së "tulipanit".

Sport

23/11/2017 19:07

Arjen Robben është lënduar sërish.

Ai ka dëmtuar këmbën e tij në ndeshjen ndaj Anderlechtit mbrëmë në Ligën e Kampionëve, përcjellë “Lajmi.net”.

Robben u zëvendësua pas pjesës së parë, ndërsa do të mungojë ndaj Borussia Monchengladbachut në fundjavë në kuadër të Bundesligës.

Testet më të hollësishme do të tregojnë saktësisht periudhën e mungesës së “tulipanit”. /Lajmi.net/