E thotë vetë Çiljeta: Kaq para mbaj në xhep
Mbrëmë është mbajtur emisionit "Shiko kush luan" i cili drejtohet nga moderatorja Luana Vjollca.
ShowBiz
Në mesin e të ftuarve ishin edhe këngëtarët Çiljeta Xhilaga, Alban Ramosaj dhe moderatori Labinot Gashi, shkruan lajmi.net.
Çiljeta mbrëmë kishte pranuar se është në lidhje, por nuk e tha nëse është me Alban Hoxhën.
Në njërën nga lojërat në të cilën këngëtarja ishte protagoniste, Çiljeta u zu ‘ngushtë’ nga pyetja që i bëri Luana.
Ajo e pyeti se sa para mbanë Çiljeta me vete, ndërsa kjo e fundit pa e patur fare problem u përgjigj se mbante shumën prej 100 eurosh.
Kujtojmë që kënga e fundit e Çiljetës është “Hajmali”, baladë me të cilën po kunkuron në “Kënga Magjike”. /Lajmi.net/