LDK e vlerëson të rregullt deri më tani procesin zgjedhor

Lumir Abdixhiku nga shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo parti në bazë të informacioneve që ka vlerëson se procesi deri më tani është duke shkuar në rregull.

Lajme

19/11/2017 10:15

 

Ai në një konferencë për media ka thënë se institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit të jenë në nivelin e detyrës.

Abdixhiku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të dalin në zgjedhje.

LDK në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është në garë në 10 komuna, duke përfshirë edhe Prishtinën./Lajmi.net/