Haradinaj i impresionuar nga sukseset e 22 vjeçares me sindromën Down
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij Medina Surdulli, një sportiste 22-vjeçare, e prekur me sindromën Down.
Lajme
Haradinaj ka thënë se ka mbetur i impresionuar nga sukseset që ka arritur ajo si sportiste, pavarësisht që përballet më vështirësi.
Kryeministri ka thënë se njerëzit si Medina janë inspirim për të gjithë ne.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot, më impresionoi me të arriturat e saj, Medina Surdulli, një sportiste 22-vjeçare, e prekur me sindromën Doën.
Medina ka arritur të stoliset me Medaljen e Argjendtë në garën e notit të mbajtur në Francë të organizuar nga DSISO (Doën Syndrome International Sëimming Organization), si dhe në sportin e skijimit në “Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017” në kategorinë “Alpine Novice Giant Slalom”.
Njerëzit e guximshëm si Medina, që i pranojnë sfidat e jetës dhe arrijnë të korrin suksese, përkundër të gjitha vështirësive, janë inspirim për të gjithë ne./Lajmi.net/