Ancelotti i përgjigjet ofertës nga Italia
Carlo Ancelotti ka aktualisht të tjera projekte për karrierën e tij si trajner.
Sport
Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë.
Sipas disa burimeve, ish-trajneri i Bayern Munchen së fundi nuk do ta pranojë propozimin e ardhur nga krerët e Federatës Italiane të Futbollit për të pasuar Venturën.
Ancelotti ka aktualisht të tjera projekte për karrierën e tij si trajner, përcjell “Top Channel”.
Të hënën, me shumë mundësi Carlo Tavecchio nuk do të mund të ofrojë përpara këshillit federal një “emër potencial”, tek i cili mendonte të materializonte rilindjen e Italisë, pas eliminimit dramatik të “Azzurrëve” nga Botërori i Rusisë, që do të zhvillohet verën e ardhshme.