Dua Lipa refuzon pjesëmarrjen në MTV EMA: Do ta shikoj në televizor
Këngëtarja Dua Lipa e ka refuzuar pjesëmarrjen e saj në MTV EMA 2017.
ShowBiz
Kjo për faktin se ajo kishte një koncert në Amerikë dhe nuk mundte të merrte pjesë atje ani pse ishte e nominuar për dy kategori, të ‘Artisti i ri’ më i mirë dhe atë të ‘Pamjes më të mirë’, shkruan lajmi.net
Ky event po udhëhiqet nga Rita Ora e cila gjithashtu është e nominuar në një katagori e që para pak minutash ‘dridhi’ skenën me performancën e saj.
Dua Lipa këtë ngjarje ka vendosur ta shikoj nga televizori dhe e ka bërë të ditur nëpërmjet një publikimi në ‘Twitter’./Lajmi.net/