“Prindërit janë kundër”, flasin vajzat që “ndryshuan historinë” me martesën e tyre në Shqipëri

Çifti i së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe u veshën me fustane të bardhë nusërie, kanë reaguar për herë të parë në media pas ditës së tyre më të lumtur. Ato thanë se morën shumë kritika dhe komente ndërsa shtuan se dasma doli jashtë pritshmërive pasi…

ShowBiz

21/05/2024 16:26

Çifti i së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe u veshën me fustane të bardhë nusërie, kanë reaguar për herë të parë në media pas ditës së tyre më të lumtur.

Ato thanë se morën shumë kritika dhe komente ndërsa shtuan se dasma doli jashtë pritshmërive pasi donin diçka shumë të vogël.

Mes tjerash Alba shtoi se prindërit e saj nuk ishin të pranishëm sepse vetë ajo nuk i kishte ftuar.

“Kishte njerëz që u mërzitën që nuk i ftova në dasmë. Ishin njerëzit tanë. Ne kishim menduar të bënim diçka shumë të thjesht por na doli jashtë pritshmërie. Donim të kishim dhe njerëzit tanë, por nuk kishin. Nuk i ftova unë duke ditur qëndrimin e tyre”, tha Alba.