Xhensila tregon se kush pagoi më shumë për dasmën e saj dhe të Besit
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kurorëzuan dashurinë me martesë, me datën 1 shtator.
ShowBiz
Dasma ishte madhështore e organizuar në një ambient përrallor, ku çifti dukeshin për mrekulli.
Çdo gjë ishte menduar në detaje, nga dekorimi i ambientit, ftesat, veshjet, e deri tek pjatat e ushqimit që iu servuan të ftuarve në natën e paharruar të çiftit.
Për të organizuar një dasmë të tillë si të Besit dhe Xhensilës pa dyshim që kostoja është e lartë dhe për këtë gjë foli vetë këngëtarja në një intervistë dhënë për ‘Mirage’, e para kjo pas martesës.
Xhensila zbuloi se kush nga të dy pagoi më shumë për shpenzimet e dasmës e cila ishte përrallore.
Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 3:20 dhe mësoni se çfarë thotë Xhensila për koston e dasmës. /Lajmi.net/