Përfundon muaji i mjaltit për Dua Lipën
Pasi i dhanë fund muajit të tyre të mjaltit magjik në Itali, Dua Lipa dhe Callum Turner janë rikthyer zyrtarisht në përditshmëri, por me plot shkëlqim. Çifti i sapomartuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka mbërritur në Nju-Jork pas udhëtimit të tyre romantik në bregdetin dhe qytetet historike italiane. Të dytë u panë…
ShowBiz
Pasi i dhanë fund muajit të tyre të mjaltit magjik në Itali, Dua Lipa dhe Callum Turner janë rikthyer zyrtarisht në përditshmëri, por me plot shkëlqim.
Çifti i sapomartuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka mbërritur në Nju-Jork pas udhëtimit të tyre romantik në bregdetin dhe qytetet historike italiane.
Të dytë u panë duke ecur dorë për dore dhe nuk i fshihnin dot buzëqeshjet, duke dëshmuar se kjo periudhë ka qenë një ëndërr e vërtetë për ta.
Ndërkohë, vetë ylli i muzikës ka vendosur t’i gëzojë miliona ndjekësit e saj duke ndarë me ta disa nga momentet më të bukura e private, përfshirë fotot e shumëpritura të dasmës dhe pamje përrallore nga pushimet e tyre në Itali.
Ata dukeshin mjaft të lumtur dhe të relaksuar teksa ecnin rrugëve të Nju-Jorkut, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave.
Ky rikthim i tyre në SHBA shënon edhe fundin e pushimeve të tyre të ëmbla, duke i lënë vend angazhimeve të radhës, teksa Dua dhe Callum vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur të momentit në botën e shoubizit global.