Lamtumirë Paris Saint-Germain!
Neymar nuk është i kënaqur te skuadra e pasur nga Parc des Princes.
Sport
Neymar është i penduar për transferimin në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian u largua nga Barcelona për në klubin francez, gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat franceze raportojnë se Neymar nuk është i kënaqur te skuadra e pasur nga Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Real Madrid është klubi i parë që ka shprehur interesim për transferimin e tij në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/