Florenzi: Jam gati ta bëjë këtë “çmenduri”, vetëm që Italia të kualifikohet në Kupën e Botës
Alessandro Florenzi është gati për të vdekur në fushë, vetëm që Italia të kualifikohet në Kupën e Botës.
Sport
Kështu deklaroi anësori i Romës për mediat italiane, përcjellë “Lajmi.net”.
“Në Kupën e Botës 2014 nuk kam luajtur, por tani jam gati që të vdes në fushë, vetëm të shkojmë në Botëror”, deklaroi Florenzi.
“Suedia pa Ibran është më e dobët, por gjithsesi ata kanë një skuadër shumë të mirë”.
“Kanë sulmues të mirë, por ne kemi mbrojtësit më të mirë në botë”. /Lajmi.net/