Mahrez befason tifozët me klubin e ri

Ryad Mahrez pritet të nënshkruajë me klubin nga Ligue 1, Olympique Marseille.

Sport

31/10/2017 09:11

Riyad Mahrez do të largohet nga Leicester City, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” shkruan se ylli algjerian pritet të nënshkruajë me klubin nga Ligue 1, Olympique Marseille.

Mahrez së fundmi ishte kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, përcjell “lajmi.net”.

Por, Marseille duket se do ta fitojë garën për blerjen e tij për rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/