Rrahje mes tre personave në fshatin Zahaq të Pejës

Tre persona janë rrahur mes vete në fshatin Zahaq të Pejës.

Lajme

21/10/2017 13:09

 

Policia ka njoftuar se njërit nga viktimat i është ofruar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje mes veti. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dyshuarit dhe viktima mashkull K/Shqiptar-prind i njërit nga të dyshuarit, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia. /Lajmi.net/