Meta arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

11/10/2017 10:59

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

FSK-ja ka bërë gati gardën ne pritje te presidentit te Shqipërisë Ilir Meta.

Meta ka arritur para pakë çastesh në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, Presidenti Thaçi e ka pritur Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj. /Lajmi.net/