Përfaqësuesit serbë nga Kosova sot takohen me Vuçiqin
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Beograd do të takojë përfaqësuesit serbë nga Kosova, transmeton lajmi.net.
Lajme
06/10/2017 08:31
Sipas agjencisë së lajmeve serbe Tanjug, ky takim pritet që të mbahet në orën 13:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë.
Ndërsa për temat e diskutimit mes Vuçiq dhe përfaqësuesve serbë nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/