Në shitje për 4 milionë dollarë, Ferrari i Schumacher (Foto)
Makina me të cilën legjenda e Formula 1, Michael Schumacher u shpall kampion bote në 2001-shin ka dalë në ankand me çmimin fillestar prej 4 milionë dollarësh.
Fun
Makina ende në gjendje për të garuar në pistat e Formula 1, F2001, u përdor nga Schumacher dy herë në vitin 2001, një prej të cilave në garën për Çmimin e madh të Monakos, në finish të së cilës gjermani siguroi edhe titullin kampion.
Kjo supermakinë mund të arrijë një shpejtësi marramendëse deri në 350 km në orë. /Lajmi.net/