Robert Berisha me album ‘live’ ja kur do të publikohet (Video)
Me muzikë merret që 20 vite por me këndim ka pak kohë që ka filluar.
ShowBiz
Këngëtari Robert Berisha tashmë ka realizuar projekte muzikore që i kanë rezultuar në hite, shkruan lajmi.net
E ky sukses, duket se e ka nxitur atë në realizimin e një projekti më gjigant, e që është një album me këngë ‘live’.
Në një prononcim për lajmi.net, këngëtari ka treguar se është duke punuar në album i cili pritet të kompletohet në fundin e muajit tetor.
Po ashtu, Roberti ka treguar se albumi do të ketë këngë që do zgjasin gjithsej 45 minuta, duke lënë të nënkuptohet se do të jenë 14-15 këngë.
Ndërkaq, në llogarinë e tij në Youtube, janë publikuar disa këngë ‘live’ që ai i këndoi në emisionin ‘Diçka po Zihet’ por që nuk do jenë pjesë e albumit.
Deri në realizimin e këngëve të reja mund t’i dëgjoni këngët ‘live’ që sapo u publikuan./Lajmi.net/